Sport

Efekti Ronaldo: Manchester United mund të shitet

Shkruar nga Anabel

23 Nëntor 2022

Efekti Ronaldo: Manchester United mund të shitet
Reuters

Pas largimit të menjëhershëm të Cristiano Ronaldo, klubi Manchester United mund të shitet, pasi pronarët amerikanë (familja Glazer) që e udhëheqin për 17 vite, janë duke konsideruar ofertat për blerjen e klubit të famshëm.

Sipas “Sky News”, familja Glazer bëri një njoftim zyrtar, ku tha se është duke analizuar ofertat potenciale që do të vijnë për të blerë një prej klubeve më të famshme në botë.

“Ndërsa ne duam të vazhdojmë të ndërtojmë historinë e suksesit të klubit, bordi ka autorizuar një vlerësim të plotë të alternativave strategjike”, thanë në deklaratë Avram Glazer dhe Joel Glazer, bashkëkryetarët ekzekutivë dhe drejtuesit e Manchester United, duke lënë të kuptohet se po studiojnë marrëveshjet dhe mundësitë strategjike.

Familja po bashkëpunon me këshilluesit financiarë, në mënyrë që të përfshijë edhe investime në stadium, infrastrukturë dhe në klubin Manchester United.

Efekti Ronaldo: Manchester United mund të shitet
Football365

Kjo deklaratë erdhi pas “marrëveshjes reciproke”, sipas së cilës Cristiano Ronaldo mund të shkëputej menjëherë nga klubi, pa dëmshpërblim dhe pa asnjë detyrim. Më parë, Ronaldo ka bërë disa kritika karshi Manchester United, të cilat sollën pakënaqësi dhe protesta nga ana e fansave dhe tifozëve.

Familja Glazers e ka blerë klubin për 939.07 milionë dollarë në vitin 2005 dhe e ka udhëhequr klubin legjendar për plot 17 vite.

Artikuj të sugjeruar: