Celebrity

Trump tani mund të postojë në Twitter, por zgjedh të mos e bëjë dhe jo për arsyen që mendoni ju!

Shkruar nga Anabel

23 Nëntor 2022

Trump tani mund të postojë në Twitter, por zgjedh të mos e
Photo Credits: Shutterstock

Donald Trump është lejuar të kthehet në Twitter këto ditë pasi Elon Musk mori drejtimin e kompanisë, por gjithsesi ai ka vendosur të mos postojë asgjë.

Sigurisht, arsyeja e parë që të gjithëve u shkon në mendje në lidhje me pse mund të ndodhë kjo është kokëfortësia që e karakterizon ish-presidentin.

Megjithatë, ky është një rast tjetër.

Trump tani ka rrjetin e tij të mediave sociale të quajtur “Truth Social”. 76-vjeçari ka aksione serioze financiare në këtë rrjet.

“Truth Social” është një pronë e Trump Media & Technology Group, e cila është në marrëveshje me Digital World Acquisition Corporation, e cila u krijua për të bërë publike kompaninë mediatike të Trump.

Nëse ai e zhvlerëson rrjetin duke u kthyer në Twitter dhe duke e përdorur atë si mediumin kryesor, aksionerët mund ta padisin, sipas një eksperti.

Kjo gjithsesi nuk do të thotë se ai nuk mund të kthehet në Twitter. 

Pyetja që kemi ne është “Pse s’kemi dëgjuar kurrë për Truth Social?”.

Burimi: Time