Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi thyen internetin me foton e tyre për Louis Vuitton (dhe thyen zemrat e njerëzve që panë se ishte photoshop). Megjithatë një detaj duket se na shpëtoi.
Tifozët e shahut kuptuan shpejt se pozicioni i gurëve të shahut nuk ishte caktuar rastësisht, por që imiton një ndeshje të luajtur nga mjeshtrit Magnus Carlsen dhe Hikaru Nakamura në turneun e shahut Norway Chess në vitin 2017. Të dy reaguan në Twitter.
Second greatest rivalry of our time mimicking the greatest https://t.co/9ncVVgUnzs
— Magnus Carlsen (@MagnusCarlsen) November 19, 2022
Ndeshja e ikonave të shahut rezultoi në një barazim midis tyre, duke i dhënë fund debatit se kush prej tyre ishte më i mirë. Thënë kjo, vendosja e gurëve hedh poshtë qasjen “Messi apo Ronaldo” për dy nga lojtarët më të mëdhenj të futbollit në histori.
Messi dhe Ronaldo nuk kanë fituar kurrë një Kupë Bote për ekipet e tyre përkatëse, Argjentinën dhe Portugalinë. Do të ishte historike sikur të ndesheshin në finalen e këtij turneu, i cili me gjasë do të jetë i fundit për ta.
- Efekti Ronaldo: Manchester United mund të shitet
- Cristiano Ronaldo largohet nga Manchester United pas akuzave publike ndaj club-it
- CR7, i pari që arrin 500+ milionë ndjekës në Instagram: Ja 5 njerëzit me më shumë followers
- Pse njerëzit thonë se fotoja më e famshme e momentit në Instagram është fotoshop?
- Historitë më të çuditshme të futbollit në botë: P.sh. një shqiptar që vendosi gruan në bast & humbi