
Ditët e fundit, Balenciaga është përballur me një numër të madh kritikash, për shkak të fushatës së re, në të cilën përfshinte fëmijë që mbanin veshje dhe aksesorë të frymëzuar nga dominanca, submisiviteti dhe si rrjedhojë, seksualizimi i fëmijëve.
Në një prej fotove të postuar nga vetë marka, shfaqej edhe një rast i gjykuar nga Gjykata e Lartë në SHBA, e cila fliste për ligjin federal mbi pornografinë e fëmijëve.
Në fushatë, u përfshi edhe Bella Hadid dhe aktorja Nicole Kidman, të cilat veshën dhe reklamuan krijimet e shtëpisë së modës. Nisur nga kritikat dhe reagimet e shumta, Bella Hadid vendosi të fshinte nga rrjetet sociale fushatën e re të Balenciaga, por sërish, fansat e saj dhe të markës, nuk u mjaftuan.
View this post on Instagram
Qindra komente vërshuan edhe në komentet e mëparshme, që reklamonin bashkëpunimin e Balenciaga dhe Adidas, ku si imazh ishte përzgjedhur pikërisht supermodelja Hadid. Të gjitha këto komente kishin të përbashkët një hashtag #cancelbalenciaga. Gjithashtu, pati edhe komente si "çështja 143", referuar ligjit federal.
Ndërkohë, vetë Balenciaga fshiu fushatën dhe fotot nga rrjetet sociale, si dhe publikoi një deklaratë, ku nënvizohej se marka mbron sigurinë dhe mirëqenien e fëmijëve.
Artikuj të sugjeruar: