Celebrity

Aktorja që luan “Wednesday”, thotë se kur ishte e vogël, u bënte autopsinë kafshëve të ngordhura

Shkruar nga Anabel

24 Nëntor 2022

Aktorja që luan “Wednesday”, thotë se kur ishte e
"WEDNESDAY"/ NETFLIX

Jenna Ortega, aktorja që luan rolin e një Wednesday (vajza e familjes së çuditshme Adams), thotë se kur ishte fëmijë, kryente operacione mbi kafshët e ngordhura.

Jenna, në një intervistë për “Autocomplete”, foli për serialin “Wednesday”, me regji të Tim Burton dhe sigurisht, edhe për pasionet e saj kur ishte fëmijë.

Ajo krahasoi veten me miken e saj më të mirë, Maddie Ziegler (nëse nuk ju vjen në mendje, është kjo performuesja te videoklipet fantastike të Sia-s) dhe theksoi se kur ka qenë e vogël, ka qenë një fëmijë i çuditshëm.

Aktorja që luan “Wednesday”, thotë se kur ishte e

“Ndihem sikur Maddie dhe unë jemi i njëjti person. Ajo është e çuditshme. Dhe unë jam një njeri i çuditshëm, në kuptimin që u kam bërë autopsinë kafshëve të vogla, kur isha më e vogël”.

Nëse po pyesni se mbi cilat kafshë ka bërë këto veprime Jenna, na lejoni t’ju themi se zhapikët e vegjël që i gjente të ngordhur në oborr, i merrte dhe i kalonte nën bisturinë e akotres.
 
Ortega theksoi edhe në një tjetër intervistë për Olivia Rodrigo se i adhuron këto gjërat që për të tjerët janë “shqetësuese” dhe “të shpifura”.
 
“Ka disa foto të miat vërtet shqetësuese, ku unë jam duke buzëqeshur vesh më vesh, e shtrirë në dysheme dhe e mbuluar me gjak”, tha aktorja. “I dua këto gjëra sepse nuk janë reale”, shtoi ajo, duke thënë se janë argëtuese.
 
Ajo u shpreh se i pëlqejnë skenat e ndjekjes nëpër filma dhe i quajti “gallatë”.

“Do të doja që njerëzit të shihnin anën tjetër të filmave horror. Ne qeshim gjatë gjithë kohës. Xhiruam një skenë me Ghostface në filmin “Scream” dhe nuk po ndalonim dot së qeshuri, ndërkohë që ata (aktorët) po bënin monologun e tyre”.

Pra, siç mund ta mendoni, Jenna Ortega nuk trembet lehtë dhe i admiron kaq shumë filmat horror, sa është një Wednesday mëse e denjë.

Artikuj të sugjeruar: