Marredhenie

Si të flirtosh online, në mënyrë super efektive?

Shkruar nga Anabel

24 Nëntor 2022

Si të flirtosh online, në mënyrë super efektive?
Depositophoto

Urime! I more numrin personit që pëlqen. Tani, hapi i radhës? Të flirtosh në mënyrën më efektive, përmes këtyre këshillave:

Shkruaji me vetëbesim

Nuk ka asgjë më seksi se një person që ka vetëbesimin e duhur për t’i shkruar personit që ke qejf. Vetëbesimi është vërtet gjysma e punës.

Trego detaje rreth ditës tënde

Kur po flirton përmes mesazheve/ DM, duhet të përpiqesh pak më shumë dhe të përfshihesh në bisedë.

Një prej teknikave më të mira është ta pyesësh personin tjetër dhe të ndash detaje rreth ditës, punës, pasioneve dhe përditshmërisë tënde.

Përdor fotot, meme dhe disa emoji (por jo shumë)

Gjëja më e mirë e shkëmbimit të mesazheve është se në rastet kur muhabeti bëhet i mërzitshëm, mund ta “ringjallësh” me një foto apo meme. Mund të përdorësh edhe emoji, por me kursim.

Koherenca në mesazhe

Një tjetër sekret është që ta përshtasësh dërgimin e mesazheve me personin tjetër. Pra, as një bombardim mesazhesh, por as ta lësh unread për 2 orë.

Gjej një të mesme të artë, shih kur të shkruan personi tjetër dhe kordinohuni.
 
Pyet, para se të telefonosh

Nëse do vetëm ta shohësh dhe t’i bësh call në FaceTime, pyete paraprakisht! Gjithmonë! Në çdo moment!

Artikuj të sugjeruar: