Marredhenie

6 situata që mund të të shtojnë ankthin gjatë festave

Shkruar nga Anabel

24 Nëntor 2022

6 situata që mund të të shtojnë ankthin gjatë festave

Për disa, pushimet dhe festat janë super të mirëpritura, për të tjerët mund të jenë edhe faktorë që zgjojnë ankthin dhe mendimet negative.

Po të sjellim 6 situata që mund të të shtojnë ankthin:

Komentet e papërshtatshme nga ana e familjarëve

Si t’i përballosh?

Vendos kufij dhe thuaji që duhet të ndalojnë me komentet e tyre.

Mund dhe ta lësh bisedën në mes.

Zgjidh të mos e diskutosh tematikën.
 
Kujtimet jo dhe aq të lumtura

Gjatë kësaj periudhe mund të rikthehesh në vende që të sjellin kujtime jo shumë positive.

Ç’të bësh?

Krijo një afirmim që të bën të rikthehesh në të tashmen.

Harto një plan se si ta heqësh mendjen nga këto kujtime.
 
Ankth social nga mbledhjet me familjarët ose miqtë

Ç’të bësh në këtë rast?

Kujtohu që mendimet nuk janë gjithmonë fakt dhe të vërteta.

Bëji vetes pyetje që sfidojnë konceptin tënd mbi ankthin social.

Mundohu të përfshihesh fillimisht në grupime më të vogla, më pas në ato më të mëdha.
 
Ankth mbi mendimin e njerëzve për dhuratën tënde

Të gjesh dhuratën e duhur është e vështirë dhe mund të kesh pikëpyetje të tilla si: “A e pëlqen (x) person dhuratën tënde?”, “A iu bë qejfi?”, e shumë të tjera.

Si të reagosh në një situatë të tillë?

Çliroje veten nga pritshmëritë.

Mos e ki mendjen te mimika dhe shprehitë e personit që merr dhuratën.

Përqendrohu në mendimin se ke bërë diçka shumë të bukur dhe që personi vlerëson më së shumti gjestin, e më pas dhuratën.
 
Të qenit mes dy ose më shumë njerëzve që nuk shkojnë mirë me njëri-tjetrin

Të gjithë i kanë në familje apo rreth miqësor njerëz që nuk shkojnë mirë apo që kanë kunja me njëri-tjetrin. Përpos kësaj, këta njerëz që grinden me njëri-tjetrin, shkaktojnë dhe ankth tek të tjerët.

Ç’të bësh në këtë situatë?

Përqendrohu te gjërat që ke në kontroll.

Mos ndërhy në zënkën e tyre.

Shmang takimet me këta njerëz.

Shpërqendroje veten duke bërë të tjera veprime.

Artikuj të sugjeruar: