TV Mania

Nuk ka eleminim në ‘DWTS’, por ka një sfidë interesante

Shkruar nga Anabel

26 Nëntor 2022

Nuk ka eleminim në ‘DWTS’, por ka një sfidë

Nata e sotme e “Dancing with the stars” iu dedikua valleve më të bukura të trevave shqipfolëse. Asnjë prej VIP-ave nuk u eleminua, por pati një sfidë.

Konkurrentët performuan disa nga vallet më të njohura dhe për herë të parë, jurisë iu shtua sot një e ftuar speciale, Nderi i Kombit, Lili Cingu, e cila së bashku me të ndjerin Rexhep Çeliku kanë qenë dy nga valltarët më të njohur shqiptarë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Dancing With The Stars | Albania (@dwts.albania)

Sipas votimit të jurisë, konkurrentët u renditën kështu:

1. Elhaida Dani
1. Ardit Çuni
1. Salsano Rapi
4. Isli Islami
5. Sara Hoxha
6. Megi Pojani
6. Julka Gramo
8. Arbër Çepani

Pas votimit të publikut, konkurrentët u renditën kështu:

1. Sara Hoxha
2. Salsano Rapi
3. Elhaida Dani
4. Megi Pojani
5. Ardit Çuni
6. Isli Islami
7. Julka Gramo
8. Arbër Çepani

Për herë të parë, konkurrentët patën mundësinë të ndërronin partnerët dhe javën e ardhshme do të performojnë me partnerë të tjerë.

Në javët e kaluara janë eleminuar: Ilir Dushkaj, Alban Nimani, Irini Qirjako, Elona Duro, Gent Hazizi dhe Deborah Keçi.