Muzika

Marsela Çibukaj fiton ‘Kënga Magjike 2022’

Shkruar nga Anabel

27 Nëntor 2022

Marsela Çibukaj fiton ‘Kënga Magjike 2022’

Marsela Çibukaj fitoi “Kënga Magjike 2022”.

Kënga e saj “I paftuar” ishte kënga më e votuara nga artistët, juria dhe gjithashtu grumbulloi më shumë pikë edhe nga votimi i publikut.

Marsela Çibukaj fiton ‘Kënga Magjike 2022’
Marsela Çibukaj dhe Alban Ramosaj

Teksti dhe muzika e “I paftuar” është realizuar nga Alban Ramosaj, i cili fitoi edicionin e kaluar të “Këngës Magjike” me “Theje”.

“Ajo Marsela pak topolake që vinte nga Italia dhe këndonte me emocion Adele apo Billie Jean. Ajo për të cilën ju duartrokitët dhe ju erdhi keq që nuk mori çmimin e parë. Ajo që sot pas 12 vitesh në Shqipëri dhe pas 22 vitesh në skenë duke e nisur nga Italia, është këtu përpara jush. Shumë vite më parë isha thjesht një fëmijë emigrantësh ku mes shumë sakrificash dhe vështirësish kërkonte të blinte një mikrofon apo një kitare me ëndrrën që një ditë mund të mbërrinte në skena të mëdha. Ja ku jam këtu, në një skenë gjigante, e emocionuar më shumë se kurdoherë tjetër, e njëjta Marselë, që prej 12 vitesh me forcat e saj në Shqipëri, pa shtyrjen apo ndihmën e askujt përveçse të zërit dhe të shpirtit, është munduar t’ju jap zë dhe shpirt maksimalisht dhe pakursim gjithmonë, në cdo mbrëmje, në çdo koncert , në çdo skenë , në ato të voglat apo të mëdhatë. Jam mundur t’ju dhuroj artin tim dhe unë në këmbim kam marrë gjithmonë dashurinë tuaj.” – shkroi Marsela në Instagram disa orë më parë.

Artikuj të rekomanduar:

‘Kënga Magjike’: Martin Pano shpallet ‘Best New Artist”

Olta Beqiri flet për ‘Këngën Magjike’: Emocionet dhe momenti i sikletshëm në skenë