
@einxhel_shkira/ Instagram
Pak para se të bëhet nënë, Einxhel Shkira merr propozimin nga partneri i saj, DJ Dagz.
View this post on Instagram
Einxhel e ka ndarë me të gjithë momentin emocionues, duke shkruar “Gjithqysh poo. Përherë e jotja, zemër”. Videoja përmbante lot gëzimi dhe shumë dashuri, sidomos në momentin kur Dagz u ul në gjunjë për të bërë propozimin. Einxhel shpërtheu në lot gëzimi, duke lumturuar edhe të ftuarit në festën e saj.
Sigurisht, postimi i saj ka marrë qindra urime nga fansa dhe personazhe të famshëm. Mesa duket, të gjithë janë entuziastë që çifti i preferuar i publikut do të kurorëzojë dashurinë.
Data ende nuk dihet, por diçka është e sigurt: Të gjithë janë super kuriozë për ceremoninë.