Shqipëria

Dua Lipa merr nënshtetësinë shqiptare

Shkruar nga Anabel

27 Nëntor 2022

Dua Lipa merr nënshtetësinë shqiptare
Future Nostalgia

Zyrtarisht, Dua Lipa ka nënshtetësi shqiptare, të cilën ia dorëzoi presidenti Bajram Begaj. 

Ai mirëpriti sot artisten ndërkombëtare dhe vlerësoi talentin e saj fantastik, shpirtin artistik të këngëtares, pa harruar edhe angazhimin e Duas në kauzat sociale, si dhe promovimin e Shqipërisë kudo në botë.

“Është kënaqësi e veçantë që sot presim artisten e madhe Dua Lipa. Them artiste e madhe, por ajo është edhe një vajzë e thjeshtë, që krenarinë më të madhe na e ka dhënë ne, Shqipërisë, Kosovës dhe kudo ku ka shqiptarë nëpër botë”, tha presidenti i republikës së Shqipërisë.

“Rinia shqiptare ju ka shembull dhe ju keni treguar se ëndrrat arrihen duke punuar gjithnjë e më shumë. Ti i ke bërë të gjithë shqiptarët bashkë! Ndaj kam kënaqësinë t’ju jap shtetësinë shqiptare”, u shpreh Begaj.

Dua ndodhet në Shqipëri, për të përmbyllur turin botëror “Future Nostalgia” në sheshin “Skënderben”, në datën 28 nëntor.

Artikuj të sugjeruar: