Kinema & TV

Wednesday e vitit 1991 dhe ajo e 2022-shit bëhen bashkë në serialin më ikonik të momentit

Shkruar nga Anabel

27 Nëntor 2022

 

Wednesday e vitit 1991 dhe ajo e 2022-shit bëhen bashkë në
Gregg DeGuire/WireImage

Nëse TikTok-u yt është pushtuar nga video të pafundme me serialin “Wednesday” nga Tim Burton, si dhe skena të kërcimit dhe aktrimit të Jenna Ortega, nuk je personi i vetëm.

“Wednesday” është seriali më i ndjekur dhe më ikonik i momentit, jo vetëm sepse rrëfen për jetën e Wednesday, e cila tashmë e rritur, shkon në akademinë “Nevermore”, pasi familja Addams do që ajo të përshtatet dhe të gjejë të ngjashmit e saj, mistere dhe kthesa alla Tim Burton, por edhe sepse bën bashkë dy Wednesday të epokave të ndryshme.
 
Në serialin e vitin 2022, aktron edhe Christina Ricci, e cila ka luajtur pikërisht rolin e Wednesday në vitin 1991, në serialin e famshëm “Addams Family”.

Në epokën tonë, tashmë të mbushur me adoleshentë cool dhe rrjete sociale, roli i vajzës misterioze, të dashuruar pas horrorit dhe sigurisht, super inteligjente, i është besuar pikërisht Jenna Ortega, e cila ka bërë një punë fantastike, duke portretizuar në mënyrën më të mirë personazhin e dashur. Ndërsa Ricci luan rolin e një mësueseje, e cila paraqitet mjaft e dashur dhe e kuptueshme me studenten e re.
 
Nëse po pyet veten se ç’këshillë i dha Wednesday “e vjetër” asaj “të resë”, na lejo të të surprizojmë dhe të të themi: Asnjë! Kjo, sepse Jenna donte të jepte më të mirën e saj, pa u ndikuar nga personazhi i së shkuarës.
 
“Ne kemi folur për gjithçka, përpos rolit të Wednesday”, tha Jenna dhe në fakt, Ricci e vlerësoi maksimalisht performancën e aktores së re, e cila, sipas fansave, ka një të ardhme të ndritur përpara.
 
E, nëse ende nuk e ke parë serialin, mos e humb, sepse jo vetëm do ta pëlqesh pa fund, por edhe do të të zgjohet nostalgjia për Wednesday e 91-shit.

Artikuj të sugjeruar: