Kim Kardashian thotë se po rivlerëson marrëdhënien me Balenciaga-n pas kritikave në rrjet për setin fotografik të fushatës së fundit. Kim, e cila është ambasadore e Balenciaga-s, theu heshtjen të dielën pasi mori një breshëri mesazhesh nga fansat dhe komentuesit që i kërkonin të denonconte markën.
Kardashian tha se kishte pritur për të reaguar "jo sepse nuk jam mërzitur dhe zemëruar nga fushatat e fundit të Balenciaga-s, por sepse doja një mundësi për të folur me ekipin e tyre për të kuptuar vetë se si kjo mund të ketë ndodhur.”
Më tej ajo tha se si nënë ka mbetur “e tronditur nga pamjet shqetësuese”.
"Siguria e fëmijëve duhet të trajtohet me respektin më të lartë dhe çdo përpjekje për të normalizuar abuzimin e fëmijëve të çfarëdo lloji nuk duhet të ketë vend në shoqërinë tonë. Pikë." u tha ajo 74.2 milionë ndjekësve të saj në Twitter.
"Unë e vlerësoj heqjen e fushatës nga Balenciaga dhe faljen. Pasi kam folur me ta, besoj se ata e kuptojnë seriozitetin e çështjes dhe do të marrin masat e nevojshme që kjo të mos ndodhë më kurrë,” shtoi ajo.
“Unë jam duke rivlerësuar marrëdhënien time me markën, duke e bazuar atë në gatishmërinë e tyre për të pranuar përgjegjësinë për diçka që nuk duhet të kishte ndodhur kurrë si fillim - dhe veprimet që pres nga ata për të mbrojtur fëmijët."
Balenciaga kërkoi falje dhe fshiu fushatën e fundit ku paraqiteshin fëmijë që mbanin çanta prej pellushi (me detaje të ngjashme të S&M, sadizëm dhe mazokizëm që lidhen me praktikën e dhunës gjatë seksit). Një tjetër foto, shfaqej një çantë sipër disa dokumenteve nga Gjykata e Lartë në lidhje me rastet e pornografisë së fëmijëve.
Shumë njerëz e konsideruan qasjen e Balenciaga-s ndaj marketingut si “të neveritshme”. “Unë e kuptoj se shumë nga marketingu i Balenciaga-s lidhet me fushatat që të godasin, por kjo është thjesht e neveritshme’.