
Në të gjithë furinë e skandalit të Balenciaga, akuzave, anulimeve dhe pretendimeve, nga fundi i sallës, ngre dorën Julia Fox, e cila ka një mendim mbi kërkesën e njerëzve që Kim (dhe jo vetëm) të reagojë mbi fushatën e fundit të markës së famshme.
Fansat e pyetën Julia-n për mendimin e saj dhe sigurisht, ajo nuk hezitoi të shprehte pikëpamjen e vet.
Në një video të postuar në TikTok, ish-e dashura e Kanye West mbrojti ish-bashkëshorten e reperit, sigurisht në një mënyrë të tërthortë.
@juliafox Replying to @marajnation ? original sound - Julia fox
Aktorja adresoi ngjarjen e fundit të Balenciaga, duke thënë: “Unë nuk kam asnjë lidhje me markën, nuk kam qenë në sfilatat e tyre, ata s’më kanë ftuar. Gjithsesi, mendoj se është e tmerrshme”, e nisi videon Julia.
“Por, nuk mund të mos e mendoj, dreqin, gratë që kanë lidhje me markën, po përjetojnë kaq shumë presion, sikur të jenë ngacmuese fëmijësh”.
“Pse duhet që gratë të fajësohen për gabimet e BURRAVE?”, shkroi Fox, duke e etiketuar si mizogjini të gjithë ngjarjen dhe presionin e fansave mbi gratë e famshme.
Shumë ndjekës ranë dakord me aktoren, duke thënë se “Kim Kardashian, Bella Hadid, apo Nicole Kidman nuk kanë lidhje me fushatën, pasi nuk kanë rolet e drejtoreve kreative që mendojnë dhe aplikojnë idenë!”. Sipas tyre, ato janë thjesht modele/ ambasadoret e markës dhe nuk duhet të gjykohen për (mos)reagimin e tyre.
Gjithsesi, Kim dhe Bella kanë reaguar mbi fushatën që u cilësua si “seksualizim dhe pornografi e fëmijëve”. Kim postoi një deklaratë në rrjetet e saj sociale, ku u shpreh: “Unë jam duke rivlerësuar marrëdhënien time me markën, duke e bazuar atë në gatishmërinë e tyre për të pranuar përgjegjësinë për diçka që nuk duhet të kishte ndodhur kurrë si fillim - dhe veprimet që pres nga ata për të mbrojtur fëmijët”.
Ndërsa Bella fshiu fushatën e fundit me Balenciaga nga rrjetet sociale, ndërsa nga Nicole Kidman ende nuk ka një reagim.
Artikuj të sugjeruar:
- Kanye West për skandalin e Balenciaga-s: ‘Të gjithë të famshmit janë të kontrolluar’
- Thellohet skandali, stilistja e Balenciaga poston imazhe shqetësuese dhe të neveritshme
- Pas reagimeve mbi fushatën e Balenciaga, Bella Hadid merr këtë vendim
- Seksualizim dhe pornografi e fëmijëve: Balenciaga kërkon falje për ‘fushatën e neveritshme’