
Dua Lipa mori nënshtetësinë shqiptare, pikërisht në datën 28 Nëntor, para se të zhvillonte koncertin fantastik në sheshin “Skënderbej”.
Vendimi u mirëprit nga shumica e shqiptarëve, por për Einxhel Shkirën ishte një strategji marketingu dhe ajo nuk hezitoi ta shprehte mendimin e saj hapur, përmes një postimi në Instastory.

“Një nga dëshirat e Dj Dagz, Dj Pm, madje edhe Fifit (që e) kanë shprehur ishte se ishin të gatshëm të hiqnin dorë nga çmimi i madh nëse i jepej pasaporta shqiptare! S’po them që të jepen 2 milionë passaporta, por do ishte mirë që motrat, vëllezërit, gratë dhe burrat tanë nga Kosova të mos trajtohen njësoj me dikë nga Ghana apo Zimbabve! Mendoj se ka ardhur koha që politika, Shqipëria dhe politikat e saj të nënshtetësisë të krijojnë lehtësim për këtë kategori aplikuesish”, tha Einxhel.
“Jam e lumtur dhe krenare që Dua Lipa u pajis me të njëjtën pasaportë si unë, dhe pse do ta ketë sa për simbolikë, se me pasaportën britanike do të kalojë në aeroport nesër. Por s’jam e lumtur që fëmija im duhet të lindë në Shqipëri që të mundë të lëviz me mua lirisht. Apo në Kosovë që të mos lëvizë dot kurrë me mua së bashku me Dagz".
"Mendoj se kjo kategori e ka me urgjente këtë dokument, pavarësisht dëshirës së shtetit tonë për marketing ndërkombëtar nëpërmjet Duas, le të mos i harrojë këta hallexhinjtë e tjerë”.- shtoi moderatorja, duke e bërë të qartë qëndrimin e saj.
Artikuj të sugjeruar: