Bota

Protestat në Kinë: Aktivistët shpjegojnë pse protestuesit kanë pankarta të një ekuacioni matematikor

Shkruar nga Anabel

29 Nëntor 2022

Protestat në Kinë: Aktivistët shpjegojnë pse protestuesit
Photos Credits: @nathanlaëkc, @suluojian2001 / Twitter

Masat e rrepta të Covid në Kinë vazhdojnë, duke ngritur jo pak njerëz për të protestuar.

Vendi ka vendosur të ketë një qasje "zero-Covid" dhe kjo ka bërë që miliona njerëz të mbyllen në shtëpitë e tyre.

Mes turmave, protestuesit kanë mbajtur lart pankarta me një ekuacion dhe aktivisti Nathan Law shpjegon se çfarë përfaqëson.

Sipas tij, sudentët e shkollave kanë protestuar me ekuacionin "Friedmann". Ideja është se shqiptimi i emrit të ekuacionit ngjason me "free man" (njeri i lirë). Një mënyrë kreative dhe inteligjente për t'u shprehur.

Megjithatë, të tjerë që e kuptojnë edhe më mirë ekuacionin kanë sugjeruar se ai mund të ketë një kuptim tjetër - ose shtesë - pasi lidhet me zgjerimin ose hapjen e universit. Dikush shkruan:

"Realiteti bazë i universit është zgjerimi i vazhdueshëm, i përjetshëm, ose thënë ndryshe, hapja, liria."

Qeveria nuk ka bërë asnjë koment për protestat apo kritikat.

Strategjia zero-Covid e Kinës, e cila synon të izolojë çdo person të infektuar, ka ndihmuar një numër shumë të ulët të rasteve me Covid. Megjithatë, disa njerëz në zona të mbyllura thonë se kanë deri në 4 muaj pa dalë nga shtëpitë e tyre dhe u mungojnë ushqimet dhe produktet bazë për të jetuar.

Partia në pushtet premtoi muajin e kaluar se do të bënte ndryshime në karantinim dhe në rregullat e tjera.

Protestat në Kinë: Aktivistët shpjegojnë pse protestuesit
Eleventh Hour Photography / Alamy Stock Photo

Sidoqoftë, një rritje e infeksioneve i shtyu qytetet të forcojnë kontrollet, duke nxitur edhe më tepër protestat.