Celebrity

Kostumi i 'pafajshëm' i Cardi B për Halloween po e çon këngëtaren drejt një padie ligjore, por pse?!

Shkruar nga Anabel

29 Nëntor 2022

Kostumi i 'pafajshëm' i Cardi B për Halloween po e

Ju kujtohet si dukej Cardi B për Halloween? Një version shumë më seksi i Marge Simpson.

 
 
 
 
 
Vieë this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Cardi B (@iamcardib)

Ajo që nuk dinim është se personi që krijoi fillimisht imazhin mbi të cilin u bazua Cardi B, ishte artisti italian Alexsandro Palombo. Punimi është i vitit 2013 dhe të gjitha të drejtat e autorit i përkasin atij.

Vepra origjinale e artit u krijua nga Palombo si pjesë e serisë së tij "Marge Simpson Style Icon", që kishte si synim reflektimin mbi emancipimin e grave dhe barazinë gjinore.

Duke iu përgjigjur postimit origjinal të Cardi B, Palombo tha përmes një postimi në Instagram:

“Ne i shkruam zonjës Cardi B dhe bashkëpunëtorëve të saj, se si ndodhi që ata nuk na kontaktuan kurrë për të kërkuar autorizim për të përdorur veprën tonë të artit dhe nuk përmendën apo kredituan artistin, duke shkelur politikën e Meta për të drejtat e pronësisë intelektuale. Ende pa përgjigje…"

 
 
 
 
 
Vieë this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by aleXsandro Palombo (@alexsandropalombo)

Avokati i tij, Claudio Volpi, tha gjithashtu për Sky News:

"Cardi B ka përvetësuar në mënyrë të paligjshme punën e Alexsandro Palombo thjesht për qëllime biznesi, në kundërshtim me rregullat më elementare për të drejtat e autorit dhe politikat e Instagramit.

Padia nuk është ngritur ende, por nëse artisti s'do të marrë asnjë përgjigje, atëherë do të vijohet me masat ligjore.

Kjo histori na tregon edhe njëherë se nuk është mirë të marrësh punën e dikujt tjetër, pa cilësuar autorin origjinal :)

Burimi: NME