Celebrity

Detaji në unazën e J.Lo është kaq romantik dhe i mirëmenduar

Shkruar nga Anabel

30 Nëntor 2022

 

Detaji në unazën e J.Lo është kaq romantik dhe i
GETTY IMAGES

Jennifer Lopez ka rrëfyer më shumë rreth dashurisë së saj magjike me partnerin Ben Affleck dhe ka ndarë me të gjithë detajin që fshihet në unazën e saj të fejesës.

Detaji në unazën e J.Lo është kaq romantik dhe i

“Not.Going.Anywhere.” (“Nuk do të shkoj askund”) shkruhet në unazë dhe sigurisht, ka një domethënie. Kur ata u ribashkuan përmes e-maileve që Ben i dërgonte Jen, në fund të çdo e-maili shkruante pikërisht premtimin se nuk do të shkonte askund.
 
Ajo rikujtoi edhe unazën e parë të fejesës me aktorin, e cila ishte po aq e bukur, me një diamant rrëzëllitës ngjyrë rozë.
 
Në prill të këtij viti, Ben Affleck i propozoi për martesë Jennifer Lopez dhe ata u martuan në një dasmë përrallore. Dashuria e tyre u kurorëzua, pas 2 dekadave dhe çifti i famshëm i Hollywood-it tanimë po shijon dashurinë më të bukur.

Artikuj të sugjeruar: