Pas një heshtjeje të gjatë publike, Will Smith i është rikthyer sërish momentit që bëri jo pak bujë në Oscars 2022- shuplakës që i dha komedianit Chris Rock pasi komentit që ky i fundit bëri për gruan e tij.
Gjatë intervistës së tij të parë me "The Daily Show with Trevor Noah", aktori tha se "e humbi" dhe shtoi se i kupton shumë mirë ata që nuk janë ende gati të shohin filmin e tij të ri, "Emancipation".
Smith i cili fitoi edhe Oscar-in e tij të parë si "Aktori më i mirë" në filmin "King Richard"dhe po në të njëjtën ceremoni, pas veprimit që shokoi Hollyëood-it u ndalua për të paktën 10 vite nga pjesëmarrja në Academy Aëards.
"Ishte një natë e tmerrshme siç mund ta imagjinoni. Kishte shumë nuanca dhe shumë gjëra që u komplikuan, por në fund të ditës e humba."- iu drejtua aktori moderatorit.
Pa u përpjekur të justifikojë veprimin e tij, Smith tha se gjëra të çuditshme i kishin ndodhur gjatë asaj nate.
"Kalova shumë gjëra atë natë. Shumë! Nuk doja të isha ai që u bëra, nuk doja. E di sesa shokuese ishte për shumë njerëz. Pikërisht në atë skenë. E kisha humbur totalisht. Nipi im, 9-vjeç që është djaloshi më i ëmbël në botë kishte qëndruar në shtëpi deri vonë për të më parë dhe kur u kthyem në shtëpi më tha se pse e godita atë burrë. Sidoqoftë, më duhet ta fal veten se jemi human."- vazhdoi ylli i filmave.
Natën e çmimeve Oscar, Rock ishte në skenë duke prezantuar një prej çmimeve dhe ai bëri një batutë në lidhje me flokët e Jada Pinkett Smith, të cilës i kishin rënë flokët si pasojë e sëmundjes prej të cilës vuante. Smith, u ngjit në skenë dhe goditi me shuplakë komedianin në mes të të gjithëve. Ndonëse kërkoi falje, gjesti i tij u dënua dhe u shoqërua me bujë dhe opinione të shumta mediatike.
- Chris Rock refuzon kërkesën e Oscars: ‘Si të kthehesh në skenën e një krimi’
- Chris Rock bën shaka për shuplakën pas videos ku Will Smith i kërkon falje
- Shuplaka në Oscars: Will Smith kërkon ndjesë përmes një videoje emocionuese
- Jada Pinkett Smith më në fund theu heshtjen për shuplakën e famshme të Oscar-it
- Jada Pinkett Smith (le të themi se) foli për shuplakën e Will Smith
- Në një ‘stand up comedy’, Chris Rock përmend tërthorazi incidentin me Will Smith!
- Shuplaka ndaj Chris Rock: Will Smith përjashtohet nga Oscars për 10 vjet
Burimi: Mirror