
Një nga gjërat që u ka bërë më shumë përshtypje njerëzve që kanë parë “Wednesday Addams” së fundmi është fakti se Jenna Ortega, aktorja kryesore, nuk i pulit sytë thuajse në asnjë moment.
Seriali, është një përshtatje e “Addams Family” dhe deri tani ka marrë përgjithësisht vlerësime pozitive nga shikuesit.
Nëse e keni parë, me siguri e keni vënë re se Jenna Ortega, qëllimisht nuk i pulit sytë gjatë serialit, duke i dhënë pamjen klasike të çuditshme të Wednesday Addams.
Epo, ky ishte në fakt një vendim i qëllimshëm nga Tim Burton, regjisor i serialit.
Teksa bënin xhirimet dhe provat, atij i pëlqeu aq shumë një pjesë e aktrimit të Jenna-s pa pulitur sytë, sa vendosi që ajo ta bënte përgjatë gjithë serialit.
Sigurisht, të mos pulisësh sytë për një kohë kaq të gjatë është po aq e lodhshme sa tingëllon.
Madje, jo pak njerëz e kanë kritikuar këtë vendim.
“Ky është përkushtim i madh për një rol, por nga ana tjetër është e padrejtë të presësh kaq shumë nga dikush.”
Megjithatë, ajo që e bën dhe më interesante idenë për të mos pulitur sytë, është fakti se aktorja i pulit ato vetëm në rastet kur nuk ndihet rehat, kur flet për çështje të ndjeshme etj.
Shikuesit kanë zbuluar se në total aktorja i pulit sytë rreth 9 herë.
Për të krijuar një ide si duket, provoni të mos i pulitni sytë për pak minuta dhe shikoni se sa e lodhshme është.
Burimi: LadBible