Social Buzz

Skandali me Balenciaga: Njerëzit në TikTok e bojkotojnë duke grisur veshjet e tyre!

Shkruar nga Anabel

30 Nëntor 2022

Skandali me Balenciaga: Njerëzit në TikTok e bojkotojnë duke
Photo Credits: People

Njerëzit në TikTok po filmojnë video duke shkatërruar produktet e tyre Balenciaga. Dikush gris bluzën, atletet dhe të tjerë po djegin kuletat.

Njerëzit kanë vendosur që kjo të jetë forma e tyre e protestës, duke bojkotuar firmën pas reklamave të diskutueshme që përfshinin fëmijë.

Qindra video janë grumbulluar në hashtag-un #BoycottBalenciaga dhe #CancelBalenciaga, që aktualisht janë #trending në TikTok.

Balenciaga u kritikua këtë muaj për fushatat e saj problematike, të cilat shfaqnin fëmijë që mbanin arushë të veshur në mënyrë të papërshtatshme. Shtëpia e modës që atëherë ka kërkuar falje, ka tërhequr reklamat, ka premtuar hetime të brendshme dhe të jashtme dhe ka ngritur një padi prej 25 milionë dollarësh kundër prodhuesve të njërës prej reklamave.

Burimi: NY Post