Celebrity

Kim Kardashian heq dorë nga fushata e ardhshme me Balenciaga

Shkruar nga Anabel

1 Dhjetor 2022

Kim Kardashian heq dorë nga fushata e ardhshme me Balenciaga
GETTY IMAGES

Kim Kardashian ka hedhur poshtë një marrëveshje me markën e famshme Balenciaga, pasi njoftoi se do të “rivlerësonte” partneritetin e saj me shtëpinë e modës, pas skandalit të fushatës “Gift Collection”, ku seksualizonte dhe fetishizonte fëmijët.
 
Sipas “TMZ”, marka i ofroi Kim një tjetër bashkëpunim fitimprurës për të dyja palët, por 42-vjeçarja e refuzoi kërkesën dhe ofertën. Gjithashtu, ajo hoqi veshjet e Balenciaga-s, të cilat po planifikonte t’i vishte në eventet e ardhshme. Thuhet se tanimë, Kim ka kontaktuar stilistë të tjerë, për t’u besuar veshjet e saj.
 
Ky vendim vjen pas fushatës skandaloze të prezantuar nga Balenciaga, ku marka u akuzua se po seksualizonte fëmijët, përmes aksesorëve dhe dokumenteve që flisnin për pedofilinë dhe abuzimin e fëmijëve.
 
Pak ditë më parë, Kim dha një deklaratë në rrjetet e saj sociale, ku tregoi qëndrimin e saj ndaj skandalit. Qëndrimin e saj mund ta lexoni këtu.

Artikuj të sugjeruar: