Celebrity

Ç’bëhet me ish-at e famshëm, Kendall Jenner dhe Harry Styles?

Shkruar nga Anabel

1 Dhjetor 2022

Ç’bëhet me ish-at e famshëm, Kendall Jenner dhe Harry
GETTY IMAGES

“The Sun” raportoi se Kendall dhe Harry po rilidhen pas ndarjes nga partnerët respektivë, Devin Booker dhe Olivia Wilde.
 
Sipas burimeve të ndryshme, ata janë miq të mirë dhe vijojnë të takohen shpesh, për të mbajtur kontaktet. “Ata qëndruan miq për gjatë këtyre viteve dhe vijojnë të mbajnë kontakte. Nuk ka asgjë romantike mes tyre, por herë pas here ndodhen bashkë në ambiente me miq të përbashkët”.
 
Një tjetër burim shtoi se: “shkëndija nuk po ndizet sërish”, por kjo mund të ndryshojë në të ardhmen.
 
Fillimisht, “The Sun” raportoi se Styles dhe Jenner janë kaq të ngjashëm dhe stili i tyre i jetesës pothuaj njësoj i ngjeshur, pasi janë të dy në të njëjtin nivel fame.

Styles dhe Jenner i dhanë të dy fund marrëdhënieve me ish-partnerët, në mënyrë miqësore. Styles do të jetë në një tur ndërkombëtar gjatë vitit të ardhshëm, ndërsa Jenner për shkak të karrierës së ngjeshur.
 
Ndarja e la regjisoren dhe aktoren Olivia Wilde në një periudhë të vështirë, pasi kishte shpresa se ajo dhe Harry do t’i zgjidhnin problemet mes tyre, por kjo nuk ndodhi. Pas pak kohësh, nisën zërat për rindezjen e romancës mes tij dhe ish-it të këngëtarit, Kendall Jenner.

Artikuj të sugjeruar: