
Më në fund, pas 2 vitesh të mbushura me lajme, lidhje, ndarje dhe shpresa për ribashkim nga ana e Kanye, u finalizua divorci i shumëpërfolur i Kim Kardashian dhe Kanye West.
Përpos mbështetjes për fëmijët që do të përfitojë Kim nga ish-bashkëshorti, një shqetësim që do të hasë ish-çifti, është pikërisht ndarja e numrit të jashtëzakonshëm që pronave të tyre.
Janë pikërisht 21 prona madhështore, për të cilat Kim dhe Kanye kanë përgatitur një plan të mirëfilltë, që duket pak a shumë kështu:
Kim do të marrë një numër të madh pronash në “Hidden Hills”, duke përfshirë edhe shtëpinë gjigante ku banon me fëmijët e saj, shtëpinë në Riverside, Malibu dhe Idaho.
Kanye do të marrë 300 hektarë në Calabasas, shtëpi në Malibu, në “Hidden Hills” dhe Thousand Oaks. Gjitashtu, reperi do të marrë pronën dhe tokën në Wyoming, shtëpinë e tij të fëmijërisë në Chicago.
Një burim për “People” tha se Kim "nuk donte që divorci të shkonte në gjyq" dhe se "Kanye përfundoi duke rënë dakord për shumicën e gjërave që ai kundërshtoi në të kaluarën".
“Edhe pse Kim dhe Kanye ndajnë kujdestarinë, Kim është kujdestarja kryesore”, shtoi burimi. "Ata ranë dakord që Kanye duhet të flasë me Kim në mënyrë private për çdo ankesë dhe të mos dalë publikisht me deklarata. Ajo do që fëmijët të mbrohen dhe shpreson se tani e tutje, bashkëprindërimi do të jetë pak më i lehtë".
Artikuj të sugjeruar: