Celebrity Style

Kendall nisi një trend për të veshur streçet që do të dominojë 2023-shin

Shkruar nga Anabel

2 Dhjetor 2022

Kendall nisi një trend për të veshur streçet që do

Janë gjithmonë formulat e thjeshta të veshjeve që ia dalin të bëhen trend. Në kohëra pasigurie si viti 2023, dilemat për veshjet janë gjëja e fundit me të cilat do të donim të merreshim, ndaj çdo truk që na zgjidh punë, flen të përmendet.

Kendall u fotografua së fundmi me një veshje që është perfekte për të shkuar në palestër, për të pirë një kafe te lokali poshtë pallatit ose për të shkuar në supermaket.

Kendall nisi një trend për të veshur streçet që do

Sigurisht që moti nuk na favorizon, prandaj reçipetat e palestrës zëvendësojini me një bluzë të ngrohtë me kapuç. Sidoqoftë, mbani streçet dhe çorapet.

Mjafton t’i vendosni streçet brenda corapeve, t’u jepni këtyre të fundit pak rrudhosje në fund dhe të vazhdoni ditën tuaj.