Ok, është koha për të shkruar. Që t'i sqarojmë gjërat. Mund të na ketë ndodhur të gjithëve në një pikë të jetës që dikush që e kishim shumëëë qejf të jetë zhdukur krejt papritur, sa hap e mbyll sytë. Ndryshe kjo njihet si ghosting. Nëse e dini mirë si të bën të ndihesh një sjellje e tillë, mos e praktikoni me të tjerë. Edhe kur takimi thjesht nuk ecën, apo kur personi tjetër thjesht s'ju ngjit. Përballja është më e thjeshtë se barra që ju duhet të mbani mbi kurriz kur luani Casperin.
Në vend që të zhdukeni, bëni mirë të respektoni veten dhe të mësoni t'i shihni njerëzit në sy edhe kur gjithçka doni të bëni është të largoheni. Si ta bëni këtë? Ja disa mesazhe anti-ghosting për t'i patur parasysh herën tjetër. Sado të dhimbshme mund të tingëllojnë fillimisht këto mesazhe tek personi që i merr, janë më pak të tilla sesa thjesht ~të zhdukesh~.
1.
"Sa mirë që dolëm dje për të pirë diçka. U kënaqa shumë, por të jem i sinqertë nuk ndjeva ndonjë emocion romantik mes nesh dhe nuk dua të të humb kohë. Paç fat."
2.
"Jam kënaqur shumë që të kam njohur ty këto javët e fundit, por nuk mendoj se raporti ynë do të shkojë në diçka më tepër dhe dua që të jem i sinqertë për këtë. Jam i hapur për shoqëri gjithsesi, nëse ndonjëherë do të duash të dalim për të pirë."
3.
"E di që ke përmendur se po kërkon për diçka rastësore, por jam menduar dhe kjo s'është ajo që kam unë në kokë për momentin. Eshtë më mirë që secili prej nesh të vazhdojë drejtimin e tij dhe të mos humbasim kohën e njëri-tjetrit."
4.
"Daljet e fundit kanq qenë super qejf dhe unë jam kënaqur që të kam takuar, por s'e di nëse përshtatemi shumë si tipa. Mendoj ta mbyllim këtu, por të uroj më të mirat."
5.
"Nuk mora asnjë lloj energjie romantike nga të dalat tona dhe e di që të dy po kërkojmë të ndjejmë diçka prej vërteti. Gjithsesi ti je i/e mrekullueshme!"
Thënë këtë zhdukjen (ghosting) as mos e pranoni dhe as mos e praktikoni si të jetë normë shoqërore. Janë pikërisht këto gjërat e ndershme, të pjekura që ne bëjmë që na dallojnë prej njëri-tjetrit dhe në fund të ditës lënë shijen që lënë.
Burimi: Cosmopolitan