
Ditët e fundit nuk kanë qenë aspak të mira për markën Balenciaga, pas fushatës “Gift Collection”, për të cilën u akuazua për seksualizim, fetishizëm dhe pornografi të fëmijëve.
Në mes shumë artistësh që e anuluan, duket se Balenciaga ka një mbështetës dhe sigurisht që është ai që mendoni: Kanye West!

Kanye njoftoi se e mbështet markën e famshme: “Qëndroj krah Balenciaga dhe denoncoj të gjithë “gjuetinë e shtrigave”. Anuloj “kulturën e anulimit” (cancel culture). Jezusi është mbret. Fundi i trafikimit nuk nis me përfundimin e një fushate mode, për hir të Krishtit”, u shpreh Kanye në llogarinë e tij në Twitter, e cila më pas dhe u bllokua.
Në një tjetër postim, në të cilin publikoi një foto të vetën (mëse e pritshme), Kanye u shpreh: “Kurrë nuk duhet t’ia kthejmë shpinën Demna dhe familjes Balenciga. Anuloni kulturën e anulimit. Jezus, të lutem na shëro”.

Reperi ka ndarë edhe disa imazhe mesazhesh të një komunikimi me Demna, i cili i kërkonte që t’u thoshte fansave ta ndalnin urrejtjen ndaj tij. Kanye iu përgjigj: “Dashuria shëron gjithçka, të dua Denma”.

West, 45 vjeç, tha gjithashtu se “Zoti e do Balenciaga. Dashuria është përgjigjja. Jezusi është përgjigjja. Lutem për ata artistë të pafajshëm dhe njerëz të bukur që bëjnë veshje dhe nuk kanë lidhje me reklamat”.
Reperi ndau gjithashtu edhe qasjen e tij ndaj pornografisë. “Hiqni çdo formë pornografie nga çdo platformë. Pornografia është produkt i pedofilisë”.
Më parë, Kanye ka folur hapur për varësinë ndaj pornografisë, duke thënë se pornografia i shkatërroi familjen.
Llogaria e Kanye në Twitter u bllokua, por West nuk hezitoi të çelte një tjetër në rrjetin social “Truth”, të prezantuar nga ish-presidenti Donald Trump.
Filozofia e Truth është se nuk ka asnjë censurë dhe se gjithkush mund të shprehë lirshëm mendimin e vet.
Artikuj të sugjeruar:
- Kanye West humb llogarinë në Twitter pas postimeve për nazistët dhe Hitlerin
- Kim Kardashian heq dorë nga fushata e ardhshme me Balenciaga
- Skandali me Balenciaga: Njerëzit në TikTok e bojkotojnë duke grisur veshjet e tyre!
- Thanë se postoi foton e djalit për të hequr vëmendjen nga Balenciaga, reagon Kylie
- Kim & Kanye: Ish-çifti arrin marrëveshjen për divorcin
- Skandali i Balenciaga: Julia Fox i del në mbrojtje Kim Kardashian
- Kanye West për skandalin e Balenciaga-s: ‘Të gjithë të famshmit janë të kontrolluar’