TV Mania

Olta Beqiri i përgjigjet pyetjes: 'A je e lidhur me Butrintin?'

Shkruar nga Anabel

4 Dhjetor 2022

Olta Beqiri i përgjigjet pyetjes: 'A je e lidhur me Butrintin?'

Olta Beqiri, e ftuar mbrëmjen e djeshme në "Më lër të flas" nuk i shpëtoi pyetjes në lidhje me këngëtarin Butrint Imerin. Zërat se mes tyre ka ose ka patur një romancë qarkullojnë prej kohësh dhe shkak janë bërë sigurisht detajet e publikuara në rrjete sociale. Sidoqoftë, ndonëse Donaldi e pyeti në mënyrë të drejtëpërdrejtë, duke i përmendur edhe fotot e publikuara me Butrintin, Olta ishte po aq e qartë në përgjigjen e saj.

"Njerëzit vdesin të marrin vesh ndonjë gjë. Jo domosdoshmërisht një foto që ke me dikë do të thotë se je në një lidhje me të. Unë single jam."- u shpreh Olta duke mohuar njëherë e mirë zërat që qarkullojnë prej kohësh nëpër portale.