Keke Palmer është shtatzënë! Aktorja zbuloi se është në pritje të fëmijës së saj të parë ndërsa prezantonte Saturday Night Live më 3 dhjetor.
“Ka disa thashetheme që qarkullojnë. Njerëzit po komentojnë duke thënë: ‘Keke po pret një fëmijë, Keke është shtatzënë’”. Dhe unë dua t'ju them - Po, jam shtatzënë’!"
Ndërsa publiku brohoriste, Palmer më pas hapi xhaketën e kostumit për të zbuluar barkun e rrumbullakosur.
Oh my god! Keke Palmer just revealed she’s pregnant during her SNL monologue and shoëed off her baby bump! pic.tëitter.com/2qsntIVmNF
— Spencer Althouse (@SpencerAlthouse) December 4, 2022
Ajo e mbylli monologun duke treguar sa e lumtur është për këtë kapitull të ri.
“Sinqerisht, ky ka qenë bekimi më i madh dhe jam shumë e emocionuar [...]"
29-vjeçarja është në një lidhje me sportistin Darius Jackson, marrëdhënie e cila u bë zyrtare në Instagram në gusht të vitit 2021.
Burimi: Glamour