Kanye West ka pushtuar mediat dhe ka marrë vëmendjen e të gjithëve me deklaratat e tij, duke humbur statusin e miliarderit, por duke zhgënjyer dhe fansat e tij, të cilët në një periudhë të jetës, kanë bërë tatuazh një shprehje të reperit, apo edhe portretin e tij.
Nëse këta njerëz janë penduar, por nuk kanë mundësi ta heqin tatuazhin, pasi seancat e lazerit për heqjen e një tatuazhi janë le të themi, të kripura, kjo studio u vjen në ndihmë duke ua ofruar falas si shërbim.
View this post on Instagram
“Naama Studios” postoi “ofertën” me titullin “Yeezy vjen, Yeezy shkon” dhe inkurajoi njerëzit që të mos hezitonin dhe të shkonin për të hequr tatuazhin që lidhej me Kanye-n.
“Kur ke tatuazh për dikë që e adhuron dhe (personi) është nëpër titujt (mediatikë) për të gjitha arsyet e gabuara”…shkroi në postim studioja, e cila më pas pohoi se shumë njerëz e kishin parë postimin dhe shkuan për të përfituar seancat falas.
Mesa duket, Kanye vërtet shkon, vjen e më pas shkon prapë, ama, diçka është e sigurt: Njerëzit nuk do e bëjnë më tatuazh.
Artikuj të sugjeruar: