Celebrity

Hilary Duff tregon për çrregullimin nga i cili vuante në moshën 17-vjeçare

Shkruar nga Anabel

7 Dhjetor 2022

Hilary Duff tregon për çrregullimin nga i cili vuante në

Ata që e njohin Hilary Duff, me siguri e dinë se ajo ka qenë një personazh “hit” gjatë viteve 2000 dhe seriali i saj, “Lizzie McGuire” u shndërrua në një sukses të vërtetë.

Megjithatë kjo famë e shpejtë dhe e jashtëzakonshme bëri që aktorja të përballej me situata të ndërlikuara që e çuan atë të vuante nga një çrregullim i të ngrënit kur ishte vetëm 17 vjeç.

Në kulmin e famës së saj, Duff ishte e fiksuar pas imazhit të trupit dhe idesë se duhej të ishte sa më e dobët.

"Ishte e tmerrshme," tha ajo për Women's Health Australia.

Presioni për të ruajtur pamjen që “shoqëria donte prej saj”, ia komplikoi adoleshencën. Ajo kaloi një periudhë të vështirë, gjatë së cilës hante gjithnjë e më pak.

Hilary Duff tregon për çrregullimin nga i cili vuante në

Aktorja thotë se arriti t’i linte pas këto shqetësime.

“Jam krenare për trupin tim. Jam krenare që më ka dhënë tre fëmijë. Kam arritur në një pikë ku ndihem e qetë me ndryshimet që ka pësuar trupi im."

Për të ndihmuar të tjerët që përjetojnë të njëjtën situatë, Duff ndau disa këshilla që funksionuan për të dhe që ajo ende i ruan edhe sot e kësaj dite.

1. Kaloni kohë me njerëz që ju bëjnë të ndiheni mirë dhe që kanë pikëpamje të ngjashme për shëndetin dhe pozitivitetin ndaj trupit.

2. Flini mjaftueshëm dhe balanconi dietën ushqimore.

Së fundmi, aktorja po xhiron për një version tjetër të sitcom-it të famshëm “How I Met Your Mother”. Kësaj radhe është “How I Met Your Father” dhe personazhi kryesor është Duff, me rolin e Sophie.