Koment mbi komente

Deklarata virale: Si t’i shpjegojmë Getinjos që Toka nuk është e sheshtë :’)

Shkruar nga Anabel

8 Dhjetor 2022

Deklarata virale: Si t’i shpjegojmë Getinjos që Toka nuk

Pak gjëra janë të sigurta në jetë: vdekja, taksat dhe fakti që Toka nuk është e sheshtë. Kjo e fundit, megjithatë, edhe ndodh që kundërshtohet.

Reperi Getinjo u bë viral në rrjete sociale, sepse përkrah teorinë që Toka nuk është e rrumbullakët. Nëpër disa portale, është publikuar një koment i tij në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova”. “Krejt e di unë shpjegimin e gjeografisë që na kanë shpjeguar në shkollë, por unë nuk e besoj. Bota është e rrafshët dhe unë ende e mendoj. A e di me sa njerëz kam bërë debat?” citohet të ketë thënë ai.

Shkencëtarët në këto momente:

Deklarata virale: Si t’i shpjegojmë Getinjos që Toka nuk

Shpirti i Aristotelit:

Deklarata virale: Si t’i shpjegojmë Getinjos që Toka nuk

Grekët e lashtë në botën e përtejme:

Deklarata virale: Si t’i shpjegojmë Getinjos që Toka nuk

Toka sipas Getinjos:

Deklarata virale: Si t’i shpjegojmë Getinjos që Toka nuk

Toka e parë nga hapësira:

Deklarata virale: Si t’i shpjegojmë Getinjos që Toka nuk

Forma e saktë: pak e shtypur në pole

Deklarata virale: Si t’i shpjegojmë Getinjos që Toka nuk

Pak fare histori (shkurtimisht, nuk do t’ju mërzisim): Që në vitin 500 para erës sonë, shumica e grekëve të lashtë besonin që Toka ishte e rrumbullakët, jo e sheshtë. Asokohe, Pitagora propozoi idenë që Toka është sferike, kryesisht në baza estetike (sepse besonte se sfera ishte forma më e përsosur), jo në ndonjë provë fizike. Aristoteli renditi disa argumente pse Toka nuk ishte e sheshtë, për shembull: anijet zhduken kur lundojnë në horizont.

Në vitet 1800, nocioni i Tokës së sheshtë u përhap masivisht, kryesisht për t’iu kundërvënë përparimit të shkencës dhe për të drejtuar njerëzit drejt fesë. Sot, fizikanët tallen me idenë e “Tokës së sheshtë”, por ka të dhëna alarmante se shumë njerëz e besojnë (kryesisht përkrahës të teorive konspirative).

Ja si e vërtetojmë me terma të thjeshtë, të kuptueshëm e praktikë se Toka NUK është e sheshtë.

1. Nëse Toka do të ishte e sheshtë, me një teleskop të fuqishëm mund të shohim nga New York-u në Madrid, por nuk ndodh kështu për shkak të lakimit të sipërfaqes së planetit tonë.

2. Kur një anije në horizont është duke u afruar në port, në fillim duket direku (pjesa më e lartë e anijes), pastaj velat e kështu me radhë.

3. Koha e lindjes dhe perëndimit të diellit është e ndryshme në vende të ndryshme të botës. Nëse Toka do të ishte e sheshtë, nuk do të ndodhte kështu.

4. Perëndimi i diellit. Në lartësi të ndryshme, perëndimi i diellit nuk është njësoj. Për shembull, në pikën A dielli mund të jetë zhdukur nga horizonti, ndërsa në një pikë B, më të lartë, mund të jeni në gjendje ta shihni sërish perëndimin. Nëse Toka do të ishte e sheshtë, kjo nuk do të ndodhte.

5. Google fotot e Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës. :)