Ndryshe nga çfarë kishte deklaruar më parë (që nuk do të futej kurrë në formate si “Big Brother VIP”), Stresi u bë pjesë e “Big Brother VIP Kosova” për tri arsye kryesore, mes tyre edhe për t’u rikthyer me ish-bashkëshorten, Keisin.
Në një rrëfim për banorët e shtëpisë, ai tregoi se vendosi të pranonte ftesën:
1. Për një eksperiencë që vjen një herë në jetë dhe për të treguar një anë tjetër të tij që nuk ka lidhje me “bad boy for life”.
2. Të njohë veten më shumë.
3. T’i japë një shans tjetër jetës së tij, të harrojë gabimet dhe të bashkohet me ish-bashkëshorten.
Në një postim në Instagram Stories, Keisi publikoi një tjetër moment – ku shfaqet Stresi duke thënë se “vetëm nëse vjen ish-gruaja dal nga ‘Big Brother’” dhe “harroje që del dikush tjetër këtu që e konkurron atë”.
“Njiheni pak edhe ju,” shkruan Keisi, e cila duket sikur u prezanton ndjekësve një tjetër Stresi, të cilin deri dje e njihte vetëm ajo.
Se si do të vijojë historia, presim...
Raporti i tyre ka qenë ndër më të përfolurit nëpër portale, për ndarjet, ribashkimet dhe sidomos për faktin që Stresi duket se nuk ka hequr kurrë dorë nga Keisi.
- Këto postime të çuditshme thonë se Keisi dhe Stresi janë ndarë! Shkaku? Tradhtia
- Në gjithë gjullurdinë Roza-Keisi, Stresi ishte i vetmi që u mendua, pastaj foli
- ‘Stresi fliste me dashnoren nga burgu, ti hidhje foto me të,’: Keisi i përgjigjet komentit
- Stresi bën deklaratën zemërthyese për Keisin: ‘Duhet të luftosh’
- ‘Do të dua gjithmonë’: Kjo besohet që është biseda e fundit e Keisit dhe Stresit