Social Buzz

Kërcimi i 'Wednesday' është zyrtarisht viral në TikTok: Jeni gati për sfidë?

Shkruar nga Anabel

10 Dhjetor 2022

Kërcimi i 'Wednesday' është zyrtarisht viral në

Trendi i fundit në TikTok është një kërcim i çuditshëm po aq sa është vetë Wednesday, që ka marrë zemrën e gjithë audiencës së Netflix. Në seritë e reja të, lëvizjet që bën Jenna Ortega janë të krijuara nga vetë ajo, por frymëzimi është marrë nga kënga e Lady Gaga-s, "Bloody Mary". Një miks mes Familjes Adams dhe lëvizjeve tipike që karakterizonin klubet e viteve '80-të. 

@hope_schëing

I think I pulled a muscle

? original sound - Netflix

Kërcimi origjinal realizohet nën tingujt e  "Goo Goo Muck" nga The Cramps, por fansat e TikTok-ut e kanë sjellë koreografinë në TikTok duke e miksuar me "Bloody Mary". Aq virale u bënë lëvizjet, sa vetë Lady Gaga mori guximin ta provonte sfidën e re të kërcimit.

Për shumicën, kërcimi nis me veshjen: një fustan i zi, make up po aq i errët dhe gërsheta perfekte. Seriozë drejt kamerës dhe shpatullat më të koordinuara se asnjëherë më parë. Bonus: Sytë që nuk puliten për shumëë gjatë.

@heyitsbessma This is hoë i'm gonna dance at every party from noë on #ëednesday #ëednesdayaddams ? original sound - main account got banned

Për t'u frymëzuar edhe më shumë, hidhini një sy ç'bëhet në Tik Tok me kërcimin më cool të momentit.