Style Tips

Ka një mënyrë shumëëë chic për të veshur getat këtë vit

Shkruar nga Anabel

10 Dhjetor 2022

Ka një mënyrë shumëëë chic për të veshur

Në jetën prej të rriture, getat gjatë dimrit janë pjesë e pandashme e fustaneve/fundeve, por meqë i ftohti na detyron të mbulohemi, atëherë le ta bëjmë me stil. 

Një palë geta të zeza dhe kaq?! Sigurisht që dukeni elegante dhe me kaq, por jo! Këtë vit ka ca mënyra shumë interesante për t'i bërë getat të duken dyfish chic. 

1. Mos kini frikë t'i kombinoni me çorape

Ka një mënyrë shumëëë chic për të veshur

Bëjeni dhe shihni sesi të tjerët do t'ju ndjekin. Luani me gjatësinë dhe me kontrastin.

2. Vishini më shumë me çizme, jo me taka

Ka një mënyrë shumëëë chic për të veshur

Përveçse jeni më rehat dhe mund të shkoni ku të doni të veshura kështu, dukeni njësoj sensuale sa me taka dhe më tepër praktike akoma.

3. Nxirr rrobat e verës sërish

Ka një mënyrë shumëëë chic për të veshur

Fiks kështu nëse shpirti juaj rebel refuzon të pranojë thjeshtësinë e getave.

4. Geta të zeza, rroba edhe më të zeza

Ka një mënyrë shumëëë chic për të veshur

Provojeni këtë kombinim dhe do të ndjeni se zgjidhët dilemën më të madhe: "Çfarë të vesh kur të dal të shtunën në darkë?!"

Çfarë të mos vishni me geta?! 

Sigurisht që xhinsin! Mos e bëni kurrë.

Burimi: Pop Sugar