
Koreano-jugorët së shpejti do të bëhen një ose dy vjet më të rinj, pas një ndryshimi zyrtar në sistemin e numërimit të moshës në vend.
Parlamenti i vendit, i quajtur Asambleja Kombëtare, miratoi një sërë projektligjesh që kërkojnë përdorimin e sistemit ndërkombëtar të numërimit të moshës, ku mosha bazohet në datën e lindjes.
Koreja e Jugut aktualisht përdor tre sisteme të numërimit të moshës, por shumica e qytetarëve i përmbahen "moshës koreane", ku një person mbush 1 vjeç sapo të lindë dhe fiton një vit në Vitin e Ri. Për shembull, një fëmijë i lindur më 31 dhjetor do të konsiderohej 2 vjeç të nesërmen.
Ndryshimi do të hyjë në fuqi në qershorin e ardhshëm.
Më shumë se 80% e koreano-jugorëve mbështetën unifikimin e sistemit të numërimit të moshës.