Celebrity

Julia Roberts e diagnostikuar me sëmundjen e rrallë: Ç’është ‘purpura trombocitopenike’?

Shkruar nga Anabel

12 Dhjetor 2022

Julia Roberts e diagnostikuar me sëmundjen e rrallë:
Photo Credits: AP

Pak ditë më parë, Celine Dion zbuloi se vuante nga sindroma e personit të ngurtë, një sëmundje e rrallë që e ka detyruar të anulojë turneun e saj.

Artistja nuk është e vetmja me një sëmundje të rrallë. Julia Roberts vuan prej më shumë se 15 vitesh nga “purpura trombocitopenike” (thrombocytopenic purpura) – sëmundje që karakterizohet nga një rënie e trombociteve.

Edhe pse patologjia nuk e ka penguar asnjëherë që të vazhdojë karrierën e saj profesionale, Julia Roberts duhet t'i nënshtrohet çdo ditë një trajtimi, ashtu si çdo person tjetër që vuan nga kjo sëmundje.

Simptomat e purpurës trombocitopenike

Ylli i “Pretty Woman” si fillim vuri re disa mavijosje në trup dhe bashkëshorti i saj, Daniel Moder, këmënguli që ajo të vizitohej te një mjek për të parë se çfarë po ndodhte.

Kështu, Roberts u diagnostikua me purpura trombocitopenike. Sëmundja ndonjëherë nuk ka simptoma, por nëse ka, ato zakonisht janë si më poshtë:

- Mavijosje e theksuar

- Lëkurë e skuqur, veçanërisht në pjesën e poshtme të këmbëve

- Gjakderdhje nga hunda, nga mishrat e dhëmbëve

- Hemorragji e brendshme

- Urinë dhe/ose jashtëqitje me gjak

- Gjakderdhje mbi normalen gjatë ciklit menstrual

Purpura trombocitopenike idiopatike (ITP) është një çrregullim gjaku i karakterizuar nga një rënie jonormale e numrit të trombociteve në gjak. Sëmundja mund të jetë akute dhe të zgjasë më pak se 6 muaj, ose kronike.

Burimi: Marca