Social Buzz

Ndërhyrja e *sikletshme* e James Charles: Njerëzit ndahen në dy grupe

Shkruar nga Anabel

13 Dhjetor 2022

Ndërhyrja e *sikletshme* e James Charles: Njerëzit ndahen në dy
Photo Credits: @diosballs / Twitter

Një video e James Charles që duket se ndërpret Noah Schnapp dhe Ryan Reynolds, po qarkullon në rrjet dhe njerëzit kanë disa mendime rreth saj.

Sidoqoftë, çfarëdo që të mendoni, duhet pranuar se fillimi i videos është jo pak i sikletshëm. Shikojeni vetë:

Mund të na ketë ndodhur të gjithëve. Të ndodhemi në një event dhe pasi shohim dikë që njohim, të dukemi të dëshpëruar për një përshëndetje. Më pas, të presim derisa miku ynë të përfundojë bisedën me personin tjetër, një pritje që duket e përjetshme dhe e sikletshme.

Videoja që qarkullon është marrë nga People's Choice Awards 2022. Disa e kanë konsideruar të pavend ndërhyrjen e Charles dhe një “thirrje për vëmendje”.

Ndërhyrja e *sikletshme* e James Charles: Njerëzit ndahen në dy
"Mund të më jepni pak thërrime vëmendje."

“Duket si ata kolegët që të ngjiten keq, edhe kur ti nuk do ta afrosh”, shkroi dikush.

Megjithatë, përdorues të tjerë i kanë dalë në mbrojtje.

“Sa të çuditshëm jeni. Nuk u jeni afruar ndonjëherë njerëzve për të filluar një bisedë?! Ai madje as nuk ndërhyri, por priti të mbaronin.”

Okay, James Charles nuk bëri asgjë të jashtëzakonshme, për mirë apo për keq. Ama, videoja duket disi komike, apo jo?