Bëni sytë katër dhe zbuloni a keni një burrë të dashuruar kokë e këmbë krah jush apo jo dhe aq!
1. E ndjejnë "dehjen" e dashurisë
Në fillim të lidhjes, truri prodhon një nivel më të lartë të një kimikati të quajtur phenylethylamine, që shpjegon pse kur biem në dashuri ndjejmë një lloj varësie ndaj personit tjetër.
2. Paragjykimet për ta s'kanë asnjë lloj vlere
Ai mendon se ka gjetur partneren perfekte dhe nuk ka asnjë gjykim ndryshe që i bën të ndërrojë mendje. Ndjen një nevojë të menjëhershme për të krijuar familje me këtë vajzë dhe e sheh si nënën e fëmijëve të tij.
3. Ai krijon vetëm kujtime pozitive në mendjen e tij
Truri i një burri të dashuruar është shumë i zënë duke u fokusuar tek momentet e bukura dhe kujtimet speciale, sidomos në ditët e para të dashurisë. Shkak për këtë bëhet hormoni i dashurisë, i njohur ndryshe si oksitocina.
4. Ndjen një lloj euforie të pashpjegueshme
Burrat ndihen ekstremisht të lumtur kur janë të dashuruar sepse truri i tyre funksionon kështu. Nivele më të larta të dopaminës prodhohen prandaj edhe në gjendje natyrale ai ndihet më i ekzaltuar dhe euforik se zakonisht.
5. Burrat kanë tendencën të bien në dashuri më shpejt se gratë
Kjo sepse mbi ta rëndon ideja e marrjes së drejtimit të një lidhjeje. Nga ana tjetër, një gruaje i duhet edhe më shumë për të rënë në dashuri sepse vetë nga natyra është e përqëndruar tek zgjedhja e partnerit optimal për të t'u riprodhuar. Sidoqoftë, kjo mbetet thjesht një steriotip dhe nuk aplikohet tek të gjithë.
6. Një burrë i dashuruar ndjen më pak dhimbje
Nuk ka nevojë ta provoni këtë tek vetja apo partneri juaj, por të jeni të bindur se dashuria na bën të ndjejmë më pak dhimbje fizike.
7.Burrat mund të heqin dorë nga duhani
Nëse njihni dikë në jetën tuaj që ka hequr dorë nga duhani sapo ka nisur një lidhje të re, dijeni që ka rënë në dashuri.
8. Njerëzit e tjerë krejt papritur zhduken
A nuk ndiheni si femra më me fat në botë kur gjatë takimit tuaj, sytë e tij ju shohin vetëm ju? Një burri të dashuruar, partnerja e tij i duket si më e bukura dhe më joshësja krahasuar me gjithë gratë e tjera.
9. Kimia e tyre ndryshon teksa marrëdhënia ecën
E dini që një burrë i dashuruar mund të qëndrojë i tillë për dekada të tëra? Ndër vite, kimia në trurin e tyre mund të ndryshojë nisur nga stadet marrëdhënies; nga shumë pasionante në fillim të lidhjes, tek ndjesia familjare apo rehatia, por gjithnjë mund të jetë intensive si në fillim.
10. Eshtë gjithmonë në kërkim të mënyrave të reja për të të mbrojtur
Mund ta bëjë këtë duke punuar orë ekstra, ose duke lënë pas dore gjërat e tij vetëm për të ruajtur balancës mes jetës familjare dhe asaj profesionale.
11. Do ta shihni super të fokusuar
Përsa i përket anës psikologjike, një burrë i dashuruar do të jetë 100% i fokusuar vetëm tek partnerja e tij. Ai nis dhe mendon më parë nevojat e partneres sesa të tijat dhe do bënte gjithçka që të garantonte asaj siguri dhe qëndrueshmëri.
12. Do të jetë gjithmonë shumë i sjellshëm me ju
Kjo s'do të thotë që duhet të jemi të sjellshëm vetëm kur biem në dahsuri, por shumë njerëz përpiqen edhe më shumë kur janë të dashuruar. Bëhen të ndërgjegjshëm se çfarë ndikimi ka sjellja e tyre në lidhje dhe gjejnë mënyra të ndryshme për t'u treguar të ëmbël.
13. Mund t'ju duket edhe si i fiksuar hera-herës
Kur takojnë dikë me të cilën shohin të ardhmen, kimikatet e reja të trurit fiksohen tek targeti i tyre i ri. Nëse është kombinim i mirë, dëshira për të eksperimentuar, kënaqësia, energjia dhe gjithçka tjetër do të rritet.
13. Eshtë më impulsivë se zakonisht
Kur bie në dashuri, aftësia e tij për të menduar para se të veprojë zbehet paksa pasi lideri tashmë është hormoni i dashurisë. Ata veprojnë në bazë të emocioneve, ndjesive të çastit dhe personit që kanë përballë.
Burimi: Bustle