Kinema & TV

La serialin “The Witcher” për “Superman”: Henry Cavill thotë se nuk do të luajë rolin e superheroit

Shkruar nga Anabel

15 Dhjetor 2022

La serialin “The Witcher” për “Superman”: Henry
BBC NEWS

Aktori i famshëm Henry Cavill nuk do të luajë rolin e Superman dhe kjo u vendos pas takimit me drejtuesit e “DC Studios”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Henry Cavill (@henrycavill)

“Sapo bëra një mbledhje me James Gunn dhe Peter Safran dhe kam lajme të këqija. Pas të gjithave, nuk do të rikthehem si Superman. Pasi studioja më tha të lajmëroja për rikthimin tim, në tetor, para se të më punësonin, ky lajm nuk është shumë i thjeshtë, por kjo është jeta”, tha Cavill.
 
Gjithsesi, ai shtoi se nuk ka hatërmbetje, pasi këto janë gjëra që ndodhin dhe se e respekton vendimin. “James dhe Peter kanë një univers për të ndërtuar. U uroj atyre dhe të gjithë të përfshirëve në universin e ri shumë fat dhe lumturi”.
 
“Për të gjithë ata që kanë qenë krah gjatë këtyre viteve…mund të trishtohemi për pak kohë, por duhet të rikujtojmë se Superman është vërdallë”, u shpreh aktori.

“Radha ime për të veshur pelerinën ka kaluar, por jo ajo çka beson Superman-i. Ka qenë një rrugëtim argëtues, me gjithë uljet e ngritjet”, e përmbylli deklaratën Henry Cavill.

Fansat menjëherë shprehën mbështetjen e tyre në komente, duke u shprehur se Henry është heroi i tyre i preferuar.

"Do të jesh gjithmonë Superman-i i gjeneratës sonë, vëlla. Gjithmonë", shkroi dikush. 

La serialin “The Witcher” për “Superman”: Henry

"Superman më i mirë", tha dikush tjetër:

La serialin “The Witcher” për “Superman”: Henry

Sigurisht, edhe urimet për projektet e ardhshme:

La serialin “The Witcher” për “Superman”: Henry

Si dhe keqardhje për njoftimin e papritur:

La serialin “The Witcher” për “Superman”: Henry

Henry lajmëroi pak kohë më parë se do të rikthehej si superheroi i preferuar dhe për t’iu përkushtuar edhe më shumë rolit, Cavill la serialin ikonik “The Witcher”, duke ia pasuar stafetën Chris Hemsworth.

Artikuj të sugjeruar: