Ligjvënësit spanjollë miratuan të enjten një projektligj të ri që do t’u japë grave që kanë perioda shumë të dhimbshme mundësinë që të marrin një “leje menstruale”. Projektligji tani do të shkojë në Senat.
Kohëzgjatja e raportit mjekësor për gratë që vuajnë nga periodat e dhimbshme nuk është përcaktuar ende.
Kur ky projektligj të miratohet përfundimisht, Spanja do të bëhet vendi i parë në Europë dhe një nga të paktët në botë që do ta integrojë këtë masë në legjislacion, duke ndjekur shembullin e Japonisë, Indonezisë apo Zambisë.
Megjithatë, sindikatat kryesore të vendit janë të shqetësuar për faktin që punëdhënësit mund të mos punësojnë shumë gra nga frika e këtyre mungesave në punë.
Spanja është një vend që konsiderohet si referencë për të drejtat e grave. Qeveria e Spanjës ka më shumë gra se burra në radhët e saj.
Artikuj të rekomanduar:
- ‘Vetëm po do të thotë po’ – Ligji i ri në Spanjë për abuzimet seksuale
- Pse jetesa në Spanjë përmirëson shëndetin mendor?
- E gjithë Spanja reagon për videon virale: Djemtë e një konvikti ofendojnë me britma vajzat përballë!
- Pse Spanja do të ndalojë me ligj shërbimin e automatizuar të klientit
- Spanja ju lejon të jetoni dhe të punoni atje deri në 3 vjet