Udhetim

Këto 3 qytete në Europë do t’ju surprizojnë për mirë

Shkruar nga Anabel

16 Dhjetor 2022

Këto 3 qytete në Europë do t’ju surprizojnë për

Nëse jeni duke kërkuar për një qytet që mund t'ju habisë, një hulumtim i fundit shqyrtoi vendet ku udhëtarët kënaqeshin më shumë se sa mendonin.

Radical Storage, një rrjet për bagazhet, vendosi të analizonte 826,000 komente në TripAdvisor në 100 nga qytetet më të vizituara në botë për të zbuluar se në cilin vend turistët ishin zhgënjyer më shumë.

Këto 3 qytete në Europë do t’ju surprizojnë për
Budapest

Tre destinacionet kryesore përsa i përket vendeve që tejkaluan pritshmëritë ishin të gjitha qytete europiane pa dalje në det - ndoshta turistët kanë pritshmëri më të ulëta për vendndodhjet larg plazhit.

 

Këto 3 qytete në Europë do t’ju surprizojnë për
Zyrih

 

Budapesti ishte qyteti më befasues sipas vlerësimeve, i ndjekur nga Brukseli dhe Zyrihu. Vizitorët në Budapest përmendën arkitekturën mahnitëse dhe lumin Danub.

 

Këto 3 qytete në Europë do t’ju surprizojnë për
Bruksel

 

Radical Storage analizoi edhe qytetet më zhgënjyese në botë, të cilat i gjeni në këtë link.

Burimet: Radical Storage, Euronews