Një grua vendosi të kthejë qenin e saj në "Grinch", duke e lyer me bojë jeshile, të kuqe dhe të bardhë dhe njerëzit e akuzuan për abuzim kafshësh.
Në TikTok, Ashley Spielmann, një nënë 37-vjeçare e pesë fëmijëve, ndau disa video me qenushin e lyer, në përpjekje për t'i ngjarë personazhit ikonik të Krishtlindjeve.
Në videon me mbi 10 milionë shikime shkruhen komente si:
"Ok, kjo duket si abuzim me kafshët", "Po ndihem shumë keq, ai duket shumë i trishtuar", "Vetëm se mundesh nuk do të thotë se duhet", "E kanë bërë aq pis, kjo është e tepërt", etj.
Në një video pasuese, Spielmann i siguroi të gjithë se qenushi i saj është i lumtur dhe se të gjithë kujdesen për të, por kjo gjithsesi nuk i bindi ndjekësit.
Si përfundim, a është gabim të lyesh një qen?
Ndonëse proceset e pastrimit janë të nevojshme për kafshët, procedurat e panatyrshme që nuk sjellin sjellin dobi për shëndetin dhe mirëqenien e një kafshe nuk duhet të kryhen kurrë - thjesht ka shumë rrezik dhe është absolutisht e panevojshme. Të detyrosh një kafshë të durojë këtë lloj vuajtjeje nuk është në modë - është abuzive.
Është dokumentuar dhe hulumtuar mirë se përbërësit në bojëra shkaktojnë dëme të pariparueshme në sistemin imunitar të qenit. Ato gjithashtu mund të shkaktojnë reaksione alergjike, sëmundje të lëkurës dhe kancer.