Fotot dhe videot topless të Britney Spears tashmë janë diçka normale që nuk përbën më lajm. Duke marrë parasysh këtë, është normale që njerëzit të kenë kuriozitet për qëndrimin e partnerit të saj në lidhje me fotot e këngëtares.
Dhe ç'mendon ai?
28-vjeçari, Sam Asghari, shprehet kështu:
"Britney është i vetmi person që ende bullizohet për të tilla postime. Unë personalisht do preferoja që ajo të mos i postonte kurrë këto, por kush jam unë për të kontrolluar dikë që ka qenë gjithë jetës nën sytë e të gjithëve dhe ka qenë e kontrolluar për pjesën më të madhe të jetës së saj?!"
Komenti i Sam për Britney-n, 41 vjeç, vjen pas një sërë kritikash që këngëtarja po merrte në Instagram.
"Stop! Të lutem ndalo! Liria nuk është të heqësh rrobat", shkruante dikush.
Një tjetër i cilësonte postimet e Spears si "traumatizuese".
Pra, Sam dhe Britney janë të martuar, por megjithatë, kjo nuk i jep atij të drejtën për të vendosur se çfarë duhet apo nuk duhet të postojë në rrjete sociale gruaja e tij. E thjeshtë.
Burimi: US Magazine