Celebrity

Angelina Jolie largohet nga roli i ambasadores së OKB-së për refugjatët, drejt një rrugëtimi tjetër!

Shkruar nga Anabel

17 Dhjetor 2022

Angelina Jolie largohet nga roli i ambasadores së OKB-së për

Angelina Jolie do të largohet nga roli i saj si ambasadore e agjencisë së OKB-së për refugjatët.

Fituesja e çmimit Oscar tha se refugjatët janë “njerëzit që admiron më shumë në botë” dhe se tani ajo do ta përqendrojë kohën e saj duke punuar me organizata të udhëhequra nga njerëz të prekur drejtpërdrejt nga konflikti.

Jolie, 47 vjeç, njihet për aktivizmin e saj po aq sa edhe për karrierën si aktore, e cila përfshin role kryesore në filma si "Mr & Mrs Smith", "Maleficent", "Wanted", "Lara Croft: Tomb Raider", etj. Ajo ka punuar me UNHCR-në që nga viti 2001 dhe në vitin 2012 u emërua e dërguar speciale.

*UNHCR - Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët.

Në një postim në Instagram, Jolie tha se do ta kalonte pjesën tjetër të jetës duke punuar me refugjatët.

“Pas më shumë se 20 vitesh, sot po largohem nga puna ime me agjensinë e OKB-së për refugjatët. Unë besoj në shumë gjëra që bën OKB-ja, veçanërisht në jetët që shpëton përmes ndihmës emergjente. UNHCR është plot me njerëz të mrekullueshëm që bëjnë ndryshime në jetët e njerëzve të tjerë çdo ditë."

Në një deklaratë të përbashkët me Jolie, UNHCR e vlerësoi atë për punën e saj "të palodhshme" në më shumë se 60 misione në terren në vende duke përfshirë Jemenin (Lindje e Mesme) dhe Burkina Faso (Afrikë) dhe e përshkroi atë si "një nga përkrahëset më me ndikim të të drejtave të refugjatëve".

Angelina Jolie largohet nga roli i ambasadores së OKB-së për

Jolie shtoi se ajo ishte "mirënjohëse për privilegjin dhe mundësinë" për të punuar me organizatën.

Burimi: Guardian