Social Buzz

Ja kush është V.I.P-i më i pasjellshëm dhe dorështrënguar, sipas njerëzve në rrjetet sociale

Shkruar nga Anabel

18 Dhjetor 2022

Ja kush është V.I.P-i më i pasjellshëm dhe
Softulka/Getty Images

TikTok-u nuk zbulon vetëm sekretet e makeup-it, truke si të bësh trendet më të fundit, apo si të krijosh penelin me ngjyrat që do ti, por edhe të pathëna rreth sjelljes së personazheve të famshëm.
 
Sipas njerëzve të ndryshëm, Jennifer Lopez është totalisht e pasjellshme me të tjerët dhe sigurisht, kanë ndarë histori dhe përvoja të ndryshme.

“2 histori për Jennifer Lopez, duke u sjellë si njeri i tmerrshëm. E para: Rregulli #1 që ka për shoferët është që ata të mos e shohin, të mos i flasin dhe valixhet e saj nuk duhet të prekin tokën. Nëse ndodh njëra prej këtyre, ajo do të bëjë gjithçka që (shoferi) të pushohet”, tha një tiktoker-e, duke shtuar se edhe nëse shoferit i duhet të shohë rrugën përmes pasqyrës, sërish Jennifer nuk bën përjashtime. 

Ajo u shpreh se babai i saj punonte në agjencinë e shoferëve që u mundësonin J.Lo shërbimin e tyre.

“Historia e dytë: Ajo ishte me Ben, besoj në kazinonë “MGM”, ose diku tjetër dhe Ben i respekton punonjësit, (pasi) u dha atyre një bakshish të majmë atë natë. Jennifer u kthye dhe mori paratë mbrapsht, duke u dhënë atyre 5 ose 10 dollarë. Ajo është një person i tmerrshëm”.

Në fakt, për historinë e dytë ka pasur disa rrëfime të ngjashme, nga vajza të ndryshme. Dikush në TikTok e quajti Jennifer “xheloze” dhe sjelljen e saj të neveritshme.

@crystolrevolution #stitch with @candacce @jlo if this is true, which it seems to be, because I fact checked.. that’s grotesque! Why wouldn’t you want to see another person do well? Are you really that INSECURE? How disgusting! No wonder you don’t hold relationships well with such vile behaviour! #youcantsitwithus #meangirl #grotesque #jlo #narcisist #pyscho #rude #mean #dirty #gross #abhorrent #sickening #shocking #foul #lame #jealous #disgusting #viralvideo #fyp #fy #foryou #foryoupage #bennifer #vile #snake #youareasnake #jennyfromtheblock #benaffleck #jealousy #jealouswoman #youmakemesickk ? original sound - Crystolrevolution


“Pra, ti po më thua që një grua vodhi bakshishin e një gruaje tjetër? E di kush e bën këtë? Një grua xheloze”, tha vajza me llogarinë @crystalrevolution.

Një tjetër vajzë, tregoi se kur J.Lo donte të bënte pedikyr, u shtri me stomak dhe u rehatua, duke refuzuar të kthehej nga ana tjetër që t’i bënin pedikyrin.

Nuk munguan as komentet në Twitter, që konfirmonin sjelljen e pahijshme të J.Lo. “Sa herë shkoj në Los Angeles dhe pyes punonjësit e studios se kush është personi më i keq, të gjithë thonë emrin e saj”, tha një person.

Sërish, historia e bakshishit...

Ja kush është V.I.P-i më i pasjellshëm dhe

“Ajo i mori nga duart 1,000 chips-at që Ben i dha një mikut tim (dealer). Është më e keqja!”, shtoi një vajzë.

Ja kush është V.I.P-i më i pasjellshëm dhe

“Një miku im punon si shërbyes dhome në Vegas. Ai i çoi pije dhe ushqim në dhomën e hotelit (Ben-it dhe Jennifer-it). Ben i dha bakshish 100 dollarë dhe Jennifer shkoi drejt tij, e pa në sy dhe ia tërhoqi paratë nga duart. I dha 5 dollarë dhe qeshi”.

Mesa duket, ky trendi është bërë për J.Lo dhe jemi të bindur se asaj s'po i pëlqen fare.

Artikuj të sugjeruar: