Fitness

A është kaq e gabuar nëse s'shkojmë fare në palestër gjatë pushimeve?

Shkruar nga Anabel

20 Dhjetor 2022

A është kaq e gabuar nëse s'shkojmë fare në

Jemi në periudhën perfekte për t'u justifikuar në lidhje me palestrën. Janë ditë festash. Të dalat pas pune shtohen, sasia e ushqimeve gjithashtu dhe dëshira për të shkuar në palestër është thuajse inekzistente. Në të njëjtën kohë na vret ndërgjegjja vetëm nga mendimi: "Çfarë po i bëjmë trupit?"

Nuk është nevoja "ta digjni" gjithë ushqimin për të qenë të shëndetshëm

Pavarësisht se na thuhet vazhdimisht që duhet të ushtrohemi për të djegur kaloritë e tepërta e për të qëndruar të shëndetshëm, edhe e kundërta gjithashtu qëndron.

Nëse konsumoni më shumë ushqim se normalisht në një ditë të caktuar- siç na ndodh rëndom gjatë pushimeve-mund të vini re se do të ndiheni më pak të uritur dhe me më pak neps se zakonisht. Kjo sepse trupi ynë në ato momente është shumë efiçent dhe vetërregullohet metabolizmi duke dëgjuar urinë. Kjo s'do të thotë të mos dimë të ruajmë masën, por nëse një ushqim ju hahet bëni mirë të mos e pyesni shumë gjatë veten-thjesht konsumojeni.

Përgjigja për të tilla pyetje s'duhet të jetë "po" ose "jo", por "tani" apo "më vonë".

Asgjë e tmerrshme nuk do të ndodhë nëse nuk ushtroheni gjatë pushimeve

Nëse jeni marrë vazhdimisht me palestër dhe bëni pushim për një muaj, s'ka vend për panik: rezultatet tuaja nuk do të zhduken aq lehtë. Nuk do të ndikojë pushimi i këtyre ditëve në trup, përkundrazi ca ditë pushim do t'i duheshin që muskujt të çlodhen dhe të furnizohen sërish me energji.  Aj

Nëse jeni vërtetë të shqetësuar që po e shmangni palestrën, atëherë ecni më shumë gjatë këtyre ditëve, meditoni, bëni streç dhe dilni me miqtë në natyrë. Kompesojeni kohën me gjëra po aq të shëndetshme sa aktiviteti fizik. Ndonjëherë, të pushojmë është gjëja më produktive që mund të bëjmë për trupin.

Burimi: Huffington Post