Social Buzz

5 të famshëm që nuk përdorin më kurrë antidjersë, shpjegojnë PSE!

Shkruar nga Anabel

20 Dhjetor 2022

5 të famshëm që nuk përdorin më kurrë
Photo Credits: @kourtneykardashian/ Instagram

Megjithëse aplikimi i deodorantit është pjesë e rutinës së përditshme të shumë njerëzve, përdorimi i tij çdo ditë mund të ndikojë në shëndetin tuaj në shumë mënyra befasuese, nga prishja e mikrobiomës natyrale të lëkurës deri tek forcimi i erës së trupit. Shumë personazhe të njohur e kanë ndaluar përdorimin e deodorantëve dhe antidjersës vite më parë, për arsye të ndryshme.

1. Cameron Diaz

5 të famshëm që nuk përdorin më kurrë

Sipas aktores, shumë deodorantë përmbajnë përbërës të dëmshëm që mund të ndikojnë në shëndetin tonë.

“Unë nuk besoj në antidjersë. Është vërtet keq për ju. Nuk e kam përdorur për gati 20 vjet. Vini erë të rëndë, sepse përdorni antidjersë. Mban të gjithë erën e keqe”, thotë ajo.

2. Julia Roberts

5 të famshëm që nuk përdorin më kurrë

Aktorja e "Pretty Woman" thjesht nuk e ka zakon të përdorë deodorant çdo ditë.

"Nuk para përdor deodorant. Thjesht, s'ka qenë kurrë gjëja ime."

3. Bradley Cooper

5 të famshëm që nuk përdorin më kurrë

Aktori beson se bërja e dushit është mëse e mjaftueshme për të mbajtur larg erën e pakëndshme të trupit.

“Unë nuk përdor më deodorant. Unë bëj shumë dush, kështu që ndoshta kjo më ndihmon. Në mëngjes dhe më pas në mbrëmje. Dhe pasi stërvitem, bëj një dush. Pra, ndoshta tre herë në ditë," shpjegon ai.

4. Diane Kruger

5 të famshëm që nuk përdorin më kurrë

Aktorja është alergjike ndaj deodorantit, kështu që në vend të tij përdor parfum.

"Unë aplikoj parfum edhe në sqetulla. Ndoshta kam erë të keqe pas stërvitjes ose në raste të tjera kur djersij, por nuk përbën problem. Më pëlqen t'i ndaj papërsosmëritë dhe dobësitë e mia," thotë Diane.

5. Kourtney Kardashian

5 të famshëm që nuk përdorin më kurrë

Ekspertët mjekësorë paralajmërojnë se përdorimi i deodorantëve dhe antidjersave me bazë alumini nuk rekomandohet për gratë në gji dhe Kourtney Kardashian vendosi të heqë dorë nga to për shëndetin e fëmijëve.

“Ajo nuk beson në përdorimin e deodorantit sepse mendon se është e keqe për ushqyerjen me gji," shpjegon sh-partneri i saj, Scott Disick.

A kanë të drejtë këta personazhe?

Hulumtimet e fundit të publikuara nga Qendra Kombëtare për Informacionin e Bioteknologjisë në SHBA sugjerojnë se përdorimi i shpeshtë i antidjersës mund të shkaktojë akumulimin e aluminit në indet e gjirit, por kjo nuk dëshmon se kripërat e aluminit mund të shkaktojnë kancer të gjirit. 

Ekspertët thonë se është në rregull të aplikoni antidjersë njëherë në ditë. Megjithatë, ju mund të konsultoheni me një mjek apo farmacist për t'u siguruar se antidjersa që po përdorni nuk ka asnjë kimikat të dëmshëm.