Kinema & TV

Princ Harry dhe Meghan Markle do të kenë një dokumentar të ri në Netflix dhe jo, nuk flet për ta

Shkruar nga Anabel

20 Dhjetor 2022

Princ Harry dhe Meghan Markle do të kenë një dokumentar të
GETTY IMAGES

Prince Harry dhe Meghan Markle kanë publikuar dokumentarin e tyre “Harry & Meghan”, ku rrëfejnë të pathënat e jetës së tyre, shtatzënitë, abortin dhe sfidat e Markle me pallatin mbretëror.

Por, nuk janë ndalur këtu, pasi do të sjellin një tjetër dokumentar dhe do të lidhet me punën dhe kontributin e jashtëzakonshëm të udhëheqësve më të mëdhenj të botës. Mesazhi do të jetë shpresëdhënës, kurajues dhe tepër human, si vetë veprat e mira të udhëheqësve.

Seriali do të titullohet “Live to Lead” dhe është frymëzuar nga trashëgimia e Nelson Mandela-s.

Harry dhe Meghan do të vijnë me intervista ekskluzive me Ruth Bader Ginsburg, Greta Thunberg, Bryan Stevenson, Jacinda Ardern, Siya Kolisi, Gloria Steinem dhe Albie Sachs.

“Live to Lead” është pjesë e marrëveshjes që duka dhe dukesha e Sussexes kanë me Netflix. Harry dhe Meghan janë shprehur se: “Jetët tona, të dyja të pavarura nga njëri-tjetri, por edhe si çift, na kanë mundësuar të kuptojmë fuqinë e shpirtit njerëzor, guximin, qëndrueshmërinë dhe shpresën. Përmes punës sonë me komunitete të ndryshme në ambientet e tyre, për të ndriçuar njerëzit”.

Presim me kuriozitet që ta shohim.

Artikuj të sugjeruar: