Vogëlushja e Elsa Lilës, s'është më bebushja me sy të shkruar që mbanit mend nga fotoja më lart. Sot, është një zonjushë prej vërteti, ndonëse sytë i ka po aq të shkruar dhe plot jetë sa e ëma. Evita, e cila mori gjithë vëmendjen dje gjatë Festivalit të Këngës, ku nëna e saj këndoi këngën me të njëjtin titull "Evita", dedikuar asaj.
S'kishte si të mungonte një foto e vogëlushes thuajse adoleshente nga salla, teksa e emocionuar dëgjonte këngën e shkruar për të.
E rritur, e buzëqeshur dhe e gjitha me sytë tek e ëma, vajza e Elsa Lilës duket kopje e saj, kur para shumëëë vitesh emociononte publikun me "Pyes Lotin" në Festivalin e Këngës.